• croatia_dubrovnik
  • cg_sveti_stefan
  • cg_budva
  • cg_kotor
  • croatia_dubrovnik
  • croatia_dubrovnik
  • cg_kotor
  • cg_budva
  • cg_sveti_stefan
DUBROVNIK 95 € ALL INCLUSIVE HOTEL 4*
GRUP I KONFIRMUAR 24 TETOR 2014

confirmed

Post MAR - EST

Date 21 TETOR 2014

NE CMIMIN PER PERSON 95 € ALL PERFSHIHEN:
  • AKOMODIMI NE HOTEL PER 2 NETE.
  • SHERBIMI ALL INCLUSIVE, TE GJITHA TE PERFSHIRA, SPA, MENGJESI, DREKA, DARKA, DHE PIJET PA LIMIT PER TE TERA VAKTET.
  • TRANSFERTAT DHE SHETITJET SIPAS PROGRAMIT.
  • TRANSPORTI ME AUTOBUZ KOMOD AC.
  • SHOQERUESI SHQIPTAR.
  • GUIDE TURISTIKE SHPJEGUESE.
  • SIGURACIONI I SHENDETIT NE UDHETIM.
NUK PERFSHIHEN:
  • HYRJET NE MUZEUME APO VENDE, KU APLIKOHET PAGESE.
  • GJITHÇKA QE NUK ESHTE PERMENDUR NE KETE PROGRAM.

TIRANE - BUDVA - HERCEGNOVI - DUBROVNIK
DUBROVNIK - CAVTAT - KOTORR - TIRANE

Dita 1:  TIRANE - BUDVA - HERCEGNOVI - DUBROVNIK. Pas takimit me guiden fillon udhetimi yne me autobus komod me ajer te kondicionuar drejt Kroacise. Ndalesa e pare do te behet ne Muriqan ku mund te shijojme dhe mengjesin. Udhetimi vazhdon me procedurat e kalimit te kufirit. Me pas vazhdojme rrugen drejt qyteteve te Barit, Petrovacit dhe Shen Stefanit ku do kemi mundesi per nje pushim te shkurter e per fotografi. I drejtohemi Budves (qyteti me turistik i bregdetit te Malit te Zi, atje mund te shikoni Kalane e Qytetit te Vjeter dhe Portin e qytetit pjese te cilat priten te behen pjese e pasurive historike te UNESCO-s. Aty do kemi mundesi te drekojme ne menyre fakultative. Sugjerimi yne do jete gjithmone i pranishem. Pas ketij pushimi te kendshem, drejtimin do ta marrim per ne kufirin Kroat, ku perpara do te kemi mundesi te lundrojme me traget ne Qytetin e Hercegnovit. Pas procedurave te kufirit Kroat, i drejtohemi qytetit te Dubrovnikut. Darka dhe Akomodimi ne hotel.

Dita 2:  DUBROVNIK. Pas mengjesit ne hotel dhe riprezantimit te programit nga guida jone fillojme viziten panoramike te qytetit te vjeter te Dubrovnikut. ( ndryshe konsierohet si Venecia ne miniature ). Dubrovniku ofron nje turizem si kulturor ashtu dhe veror. Ai cilesohet si nje nga perlat e Adriatikut. Ne kohe te vjetra ndryshe i quajtur Raguza ka qene gjithmone ure komunikimi per Europen. Qyteti eshte pjese e Trashegimive Kulturore te UNESCO-s. Vizita panoramike perfshin: Manastirin Francescan & Domenican ( Manastire te cilet kane histori ne qytetin e vjeter sepse simbolizojne kohen e zhvillimit te tij perpara termetit ). Porta e Piles dhe Shatervani i Onofrios Farmacia e vjeter, Shetitorja kryesore e qytetit Stradun, Katedralja e qytetit ( Katedralja e St. Blaise, shenjtorit te Dubrovnikut do te jete nje eksperience e bukur per viziten tuaj), Pallati i Dukes, Kulla e Sahatit, Statujen e Heroit Orlando dhe Shkrimtarit Marin Drizic, Kullen e Mincetes. Portin e Qytetit. Pas perfundimit te tourit do te kemi mundesi per shetije me varke ne brigjet e Dubrovnikut (nje vizite opsionale me extra pagese). Me pas do te vizitojme Uren Tudjman e cila eshte ndertuar per nder te Presidentit te pare Kroat, Franjo Tudjman, gjate viteve 1999 - 2001. Pasdite kohe e lire per Shopping. Ne mbremje mund te argetohemi ne disa nga ambjentet me Muzike Live ne qytetin e vjeter. Darka dhe Akomodimi ne hotel.

Dita 3:  DUBROVNIK - CAVTAT - KOTORR - TIRANE. Pas mengjesit ne hotel nisemi per te vizituar qytetin e Cavtatit. Aty do te keni mundesi te shijoni bukurite ne brigjet e shetitores kryesore te ketij qyteti, ne te cilen gjenden shume lokale dhe dyqane me Souvenire. Me pas drejtohemi per ne doganen Kroate per te vazhduar me procedurat e kalimit te kufirit. Pas procedurave te kufirit Kroat nisemi drejt Hercegnovit dhe qytetit ku do kemi ndalesen e radhes, Kotorrit. Vizite panoramike ne Kotorr: Kotorri eshte nje vend teper turistik i cili eshte pjese e Trashegimive Kulturore te UNESCO-s. Ai ka formen e nje trekendeshi me tre Porta, duke komunikuar me pjeset e tjera te qytetit. Aty do kemi mundesite shohim Katedralen e St. Triphonit dhe Kishen e St. Nicolas si edhe pallatet e vjeter qe i kane rezistuar kohes. Ndryshe quhet Qyteti i Mbretereshes Teute me nje qyteze brenda Kalase dhe me nje Keshtjelle ne maje te malit. Gjatesia e mureve arrin deri ne 4.5 km dhe ato jane ndertuar nga shekulli i 9-te deri ne shekullin e 14-te. Aty do te kemi mundesi te drekojme ne menyre fakultative. Sugjerimi yne do te jete gjithmone i pranishem. Pas pushimit ne Kotorr kalojme ne Tunelin e Vramacit dhe marrim drejtimin per ne qytetin turistik te Budves. Me pas nisemi per ne Muriqan per te vazhduar me procedurat e kalimit te kufirt Shqiptar.

back to top